Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Sulmi ndaj cisternave, Uashingtoni shfaq videon që implikon Iranin

Nga A2 CNN
14 Qershor 2019, 09:16 | Bota

Ushtria amerikane publikoi një video, ku pretendon se shfaqet Garda Revolucionare iraniane teksa zhvendos një minë të pashpërthyer, në anë të cisternës së naftës që u sulmua në gjirin e Omanit ditën e enjte. Zyrtarët amerikan treguan gjithashtu një foto të cisternës japoneze që duket se tregon minën e pashpërthyer para se të zhvendosej. Në sulm u dëmtua gjithashtu një anije cisternë norvegjeze.

Shtetet e bashkuara akuzojnë Iranin për ngjarjen, ndërsa ky i fundit i mohon kategorikisht pretendimet.

“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se Republika Islamike e Iranit është përgjegjëse për sulmet. Ky vlerësim bazohet në të dhëna të inteligjencës, tek armët e përdorura, niveli i nevojshëm i ekspertizës për të realizuar operacionin dhe fakti se asnjë grup tjetër që operon në zonë nuk i ka resurset dhe aftësinë për të ndërmarrë një akt të tilla kaq të sofistikuar”, deklaroi Mike Pompeo.

Në një deklaratë të publikuar të premten, misioni iranian në organizatën e Kombeve të Bashkuara tha se i dënonte pretendimet në termat më të ashpër të mundshme. Shpërthimet ndodhën një muaj pasi 4 cisterna u dëmtuan në një sulm praj brigjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe. Uashingtoni fajësoi Iranin edhe në këtë rast, por nuk ofroi prova. Çmimi i naftës u rrit me 4 për qind pas incidentit të së enjtes në Gjirin e Omanit, i cili shtrihet në fundin e një itinerari kyç detar, ku kalon çdo vit, një sasi nafte prej qindra milionë dollarësh. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani