Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Thaçi komenton zhvillimet në Tiranë: Gjithë kombi e do Shqipërinë të qëndrueshme

Nga A2 CNN
14 Qershor 2019, 13:16 | Aktualitet
Thaçi komenton zhvillimet në Tiranë: Gjithë kombi e do

Presidenti Hashim Thaçi ishte i pranishëm në Tiranë ku dekoroi shumë personalitete shqiptare që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Gjatë një deklaratë për shtyp, presidenti Thaçi është pyetur nga gazetarët dhe për zhvillimet në Shqipëri për të cilat tha se iu takojnë shqiptarëve për t’i vlerësuar ato.

“Unë nuk jam këtu për të dhënë vlerësime për zhvillimet e brendshme në Shqipërinë, e dua Shqipërinë, i gjithë kombi e do Shqipërinë të qëndrueshme, unike në respektim të institucioneve, Kushtetutës, ligjeve, demokracisë dhe pluralizmit, ndërsa i mbetet vetë popullit të vlerësojnë zhvillimet”, tha presidenti Thaçi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë