Tirana i merr brazilianin Flamurtarit

Tirana ka zyrtarizuar blerjen e Elton Cale, pasi ka nënshkruar për dy vite me mesfushorin brazilian me tipare sulmuese.

Cale luajti sezonin e fundit te Flamurtari, ndërsa për dy vitet e mëparshme kishte veshur fanellën e Kukësit.

“Ish-futbollisti i Flamurtarit do të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës për dy sezonet e ardhshme. Kualitet dhe eksperiencë në kampionatin shqiptar, Cale është i Tiranës”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Cale do t’i bashkohet skuadrës në korrik për të nisur fazën përgatitore. Përforcimi vjen një ditë pas rinovimit të kontratës me trajnerin Ardian Mema, i cili do të qëndrojë edhe për një vit në stolin bardheblu.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN