Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Totti përgatit lamtumirën nga Roma

Nga A2 CNN
14 Qershor 2019, 10:11 | Futboll
Totti përgatit lamtumirën nga Roma

Pas Daniele de Rossi-t, Roma rrezikon të humbasë edhe një tjetër legjendë të klubit. Francesco Totti po mendon t’i japë lamtumirën klubit të kryeqytetit italian, duke refuzuar ofertën për të marrë rolin e drejtorit të ri teknik. Sinjali më i rëndësishëm ishte mungesa e ish-kapitenit në Londër, aty ku drejtuesit e klubit u takuan me trajnerin e ri, Fonseca.

Problemi kryesor duket figura e Franco Baldini-t, i cili është këshilltar dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit Palotta, me të cilin nuk kanë munguar debatet dhe polemikat.

Francesco Totti ka kohë deri në fund të muajit për të vendosur të ardhmen e tij, por humbja e një tjetër simboli do të ishte mjaft e rëndë për verdhekuqtë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani