Vijon operacioni kundër trafikimit të klandestinëve, 11 të arrestuar

Policia e Shtetit ka vijuar dhe ditën e premten operacionin e koduar “Tranzit”, në fushën e kontrabandimit të klandestinëve nga vendet e treta.

Gjatë operacionit janë arrestuar dhe 3 persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal duke e çuar në 10 numrin e të ndaluarve. Në pranga kanë rënë shtetasit M.K., 32 vjeç, dhe  M.K., 56 vjeç të dy banues në Tiranë, të cilët akuzohen për veprën penale ”Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, në formën e kontrabandimit të njerëzve”. Sipas burimeve mes të ndaluarve është dhe një pjesëtar i fisit të Çapajve.

Një ditë më parë, policia dhe arrestoi 8 persona në kuadër të operacionit “Tranzit”, mes tyre dhe kreun e grupit, një shtetas turk.

Këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin, vepronin si grup kriminal, duke organizuar transportin  e shtetasve të huaj nga kufiri i gjelbër me shtetin grek në drejtim të Tiranës dhe më pas i kalonin në Malin e Zi.

Sipas informacioneve të policisë, klandestinët paguanin shuma të konsiderueshme parash tek organizatori i këtij trafiku.

Shkarkoni aplikacionin e A2