Vrasja në SHBA, policia në gatishmëri të plotë, protestuesit kërkojnë hetim

Qyteti Memfis në Shtetet e Bashkuara u përfshi nga trazirat pasi një agjent vrau me armë një të dyshuar që kërkohej për vrasje. Miq të shumtë dhe familjare të viktimës protestuan dhunshëm duke kërkuar hetim të pavarur për ngjarjen.

“Jam shumë krenar për ata pasi janë individët më të guximshëm dhe profesionalë që kam takuar në 29 vite pjesë e njësisë ligjzbatuese”. Drejtori i policisë i Memfis, Mike Rallings, përgëzoi të gjithë burrat dhe gratë e departamentit të policisë si dhe sherifët e kontesë për vetëpërmbajtjen e treguar gjatë protestave kaotike dhe situatës së rrezikshme.

Kjo erdhi pasi një agjent amerikan vrau me armë zjarri Brandon Webber, i cili ishte në kërkim për vrasje. Gjatë protestës, pati përplasje mes policisë dhe miqve e familjarëve të Webber. Ralling e konsideron këtë tullë, një provë.

“Ne kemi arritur në nivelin 3. Kjo do të thotë se ditët e pushimit janë anuluar. Ne nuk do të lejojmë aktet e vandalizmit apo sulmet ndaj agjentëve ligjzbatues. Do të veprojmë në një mënyrë shumë të sigurt”, tha Mike Rallings, policia e Memfis. Ai i kërkon dhe komunitetit për vetëpërmbajtje. “Persona të shumtë kërkuan që një palë e tretë të hetojë policët e përfshirë në ngjarje, dhe kjo është ajo që do të ndodhë. Ne duhet të lejojmë që ky proces të shkojë përpara”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN