Zyrtare, Tirana konfirmon Ardian Memën në stol

maxresdefault ef7ff5e8ad83070ca513ac64c7f36fe5fa82 1920x1080 1100x620

Ardian Mema do të mbetet në krye të stolit të Tiranës. Trajneri, me të cilin bardheblutë siguruan mbijetesën në Kategorinë Superiore dhe arritën deri në finalen e Kupës së Shqipërisë, pavarësisht një tjetër sezoni të vështirë, do të vijojë punën në ekip.

Mema u emërua në krye të stolit gjatë tetorit të vitit të kaluar, duke zëvendësuar Ze Marian. Klubi zyrtarizoi vendimin për të konfirmuar trajnerin edhe për një tjetër sezon, me opsion për të vijuar sërish punën në radhët e 24-herë kampionëve të Shqipërisë.