Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Afrimi zyrtar, Kukësi firmos me... Marko van Basten!

Nga A2 CNN
15 Qershor 2019, 14:00 | Futboll

Një emër i madh në letër për sulmin e Kukësit. Nën kampionët e Shqipërisë afruan Marko Van Basten. Nuk bëhet fjalë për legjendën holandeze, por për sulmuesin 21-vjeçar me mbiemrin Çema. Lojtari i aktivizuar te Dinamo gjatë sezonit të kaluar nënshkroi kontratën 2-vjeçare me veri-lindorët dhe u prezantua me fanellën e skuadrës së re.

Marko Van Basten... Çema

Marko Van Basten Çema është pjesë e përfaqësueses së Çamërisë, me të cilën mori pjesë në turneun për krahinat e izoluara ndërkombëtarisht, të zhvilluar në fillim të muajit qershor në Armeni, duke spikatur jo vetëm për emrin që mban, por edhe me golat e shënuar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë