Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Aktorja italiane rrezikon burgun pasi mashtroi për të takuar Putin

Nga A2 CNN
15 Qershor 2019, 21:01 | Showbiz

Aktorja italiane, Ornella Muti, rrezikon të shkojë në burg, në rast se nuk paguan gjobën për anulimin e performancave të saj në teatër, për të marrë pjesë në një mbrëmje me Vladimir Putin dhe me aktorin amerikan Kevin Costner në Rusi.

Bëhet fjalë për vitin e largët 2010, kur në dhjetor aktorja duhej të ngjitej në skenë, por ishte justifikuar duke thënë se ishte e sëmurë dhe fluturoi në Rusi.

Tashmë, Gjykata e Apelit në Itali e ka detyruar aktoren të paguajë gjobën 30 mijë euro dëmshpërblim për teatrin “Verdi” në Pordenone, në rast të kundërt do të shkojë në burg.

Më herët, aktorja ishte shprehur në gjykatë se nuk kishte mundësi për të paguar gjobën.

Dy vite më parë, aktorja së bashku me familjen e saj, janë nxjerrë nga banesa në Romë për shkak të borxheve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë