Bardhi-qytetarëve: Bashkë para kryeministrisë në 21 qershor

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se shqiptarët janë të vendosur për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhje të lira.

Pasi listoi arsyet pse Edi Rama s’mund të qëndrojë më në krye të qeverisë, Bardhi u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen të premten e ardhshme, në protestën e 21 qershorit.

“Nuk ka sot asnjë shqiptar apo mik të Shqipërisë që nuk e di se Edi Rama është arkitekti i vjedhjes së zgjedhjeve në Shqipëri nëpërmjet paktit të tij të organizuar. Nuk ka sot asnjë dyshim se Edi Rama si përgjegjës kryesor i krizës dhe mbylljes së derës së Shqipërisë në Europë, duhet të largohet. Largimi i Ramës si standard minimal evropian i një kryeministri të kapur në flagrancë në bashkëpunim me krimin dhe oligarkinë duke vjedhur zgjedhjet, është hapi i vetëm që i hap rrugë një zgjidhje politike, krijimit të një qeveria tranzitore duke i garantuar vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për këtë qëllim, qytetarët shqiptarë do të bashkohen të premten e ardhshme si kurrë më parë në histori për t’i treguar botës se ne nuk heqim dorë”, u shpreh Bardhi.

Shkarkoni aplikacionin e A2