Brazili e nis me fitore edicionin e 46-të të Copa America – A2

Brazili e nis me fitore edicionin e 46-të të Copa America

Ashtu edhe siç pritej, ekipi i Brazilit e ka startuar me fitore edicionin e 46 të Copa America. “Seleçao” ka fituar me rezultatin 3-0 në ndeshjen e parë ndaj ekipit të Bolivisë.

Edhe pse me mungesën e yllit kryesor të ekipit, Neymar, i cili u dëmtua pak ditë para nisjes së kampionatit, Brazili ka fituar lehtësisht ndaj bolivianëve. Ishte Coutinho ai që e çoi ekipin e tij drejt fitores me një dygolësh në pjesën e 2-të të ndeshjes. Goli i tretë u shënua nga Everton në fund të takimit.

Në Copa America marrin pjesë 12 ekipe, ku 10 janë përfaqësueset e Amerikës Latine dhe dy të tjerat plotësohen me ftesa nga Amerika e Veriut ose Azia, këtë vit pjesëmarrëse janë Japonia dhe Katari.

Brazili dhe Argjentina janë pretendentët kryesorë për të fituar këtë kompeticion pasi Lionnel Messi kërkon me ngulm të marrë një trofe që i mungon përgjatë gjithë karrierës, atë me kombëtaren e tij.

Ndeshjet e radhës së Copa America janë Venezuelë-Peru dhe Argjentinë-Kolumbi.

Shkarkoni aplikacionin e A2