Fatkeqësitë natyrore, Qeveria me projektligj të ri për reduktimin e rreziqeve – A2

Fatkeqësitë natyrore, Qeveria me projektligj të ri për reduktimin e rreziqeve

Katastrofat natyrore i kanë kushtuar Shqipërisë 24.7 milionë dollarë që prej vitit 1990. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, Shqipëria renditet në vend të parë në rajon për numrin më të lartë të fatkeqësive natyrore, ku humbjet mesatare vjetore nga tërmetet vlerësohen 6.23% e PPB-së, kurse ato nga përmbytjet 1.56% e PBB-së.

Shkalla e lartë e fatkeqësive fundit natyrore që kanë goditur vendin ka bërë që qeveria të reflektojë duke marrë masa shtesë për reduktimin e dëmeve të shkaktuara.

Projektligji i ri për Mbrojtjen Civile synon të zvogëlojë rrezikun nga fatkeqësitë natyrore duke garantuar mbrojtjen e jetës së njerëzve, të pronës si dhe të trashëgimisë kulturore e mjedisit dhe pritet të shqyrtohet në ditët në vijim në komisionet parlamentare.

Nisur edhe nga nevoja gjithnjë e në rritje për shtimin e kapaciteteve administrative, në projektligj propozohet ngritja e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, si autoriteti më i lartë kontrollues në fushën e mbrojtjes civile dhe fatkeqësive natyrore.

Shkarkoni aplikacionin e A2