Hong Kong, dorëzohet qeveria, pezullon p/ligjin për ekstradimin

Protestuesit përplasen me policinë në Hong Kong – Getty

Pas protestave të dhunshme që tronditën Hong Kongun, qeveria e territorit autonom të Kinës vendosi të shtyjë planin kontrovers për lejimin e ekstradimeve në Kinë.

Shefja ekzekutive kishte refuzuar deri më tani të anulonte projektligjin, por gjatë ditëve të fundit një numër këshilltarësh i kanë kërkuar ta pezullojë atë

“Nevoja urgjente për ta miratuar legjislacionin këtë vit, nuk është më. Pas konsultimeve të brendshme përgjatë dy ditëve të fundit, unë njoftoj se qeveria ka vendosur ta pezullojë projektligjin”, u shpreh shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam.

Qindra mijëra qytetarë protestuan kundër projektligjit, që sipas kritikëve lejon Kinën të shënjestrojë kundërshtarët politikë në rajon. Situata përshkallëzoi të mërkurën kur dhjetëra mijëra vetë bllokuan rrugët rreth godinave qeveritare. Të paktën 22 policë e mbi 60 protestues mbetën të plagosur në trazira.

Hong Kongu ka qenë koloni britanike për 150 vjet por ju rikthyer Kinës në 1997 sipas  marrëveshjes; një vend dy sisteme, që i lejon një nivel të caktuar autonomie.

Me një qeveri pro Pekinit, e me një censurë në rritje nga Kina, populli po përpiqet me të gjitha mënyrat për të ruajtur të pavarur sistemin e drejtësisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2