Iniesta magjeps japonezët me një gol spektakolar

Kur u largua nga Barcelona në fundin e sezonit të kaluar, të gjithë menduan se karriera e artë e mesfushorit Iniesta u mbyll, por nuk ishte aspak kështu.

Tashmë në moshën 35-vjeçare, ish-ylli i Barcelonës, vijon të shkëlqejë në Japoni.

Ai i ka dhënë fitoren skuadrës së tij Vissel Kobe me një gol fantastik, duke treguar se vijon të zotërojë një përgatitje të lartë fizike, pasi klasi i tij nuk mund të vihet në diskutim.

Shkarkoni aplikacionin e A2