KQZ për bashkitë e djathta: Përgjegjësi penale kush cenon procesin zgjedhor

Katër anëtarët e mazhorancës qeverisëse në komisionin qendror të zgjedhjeve kanë reaguar me një deklaratë, pas kërkesave të bashkive që drejtohen nga PD dhe LSI për lirimin e ambienteve të KZAZ-ve, në zbatim të dekretit të presidentit Ilir Meta për zhdekretimin e datës 30 qershor për zgjedhjet lokale. Sipas KQZ këto bashki po cenojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe janë në shkelje flagrante të dispozitave të Kodit Zgjedhor.

 Sipas deklaratës së katër anëtareve të KQZ, parlamenti me anë të rezolutës mbi aktin e presidentit Meta i ka kërkuar KQZ-së që të mbrojë pacenueshmërinë si dhe të garantojë vazhdimësinë e procesit përzgjedhjet vendore të datës 30 qershor.

Më tej në deklaratë, kryetarëve të bashkive të djathta u kërkohet të reflektohet menjëherë, në të kundërt legjislacioni në fuqi i ngarkon me përgjegjësi penale dhe administrative.

Shkarkoni aplikacionin e A2