Kriza në Venezuelë, mijëra qytetarë nxitojnë drejt kufijve

Mijëra venezuelas po nxitojnë të kalojnë kufirin drejt Perusë në përpjekjen për t’i shpëtuar ligjeve të ashpra të emigracionit. Sipas masave të reja të prezantuara të shtunën, venezuelasit do të duhet të kenë pasaportë dhe viza për të hyrë në Peru. Deri më tani nevojitej thjesht një kartë identiteti.

Qytetarët thonë se në Venezuelë është gjithnjë e më e vështirë të marrësh pasaportë, prandaj largimi shihet si një urgjencë. Rreth 4 milion njerëz janë arratisur nga Venezuela që prej 2015-tës, sipas të dhënave të OKB.

Ekonomia e dobët ka rezultuar në papunësi të lartë, mungesë ushqimesh dhe ilaçesh. Qindra mijëra njerëz janë në nevojë të ndihmave humanitare. Presidenti i Perusë mbron ashpërsimin e politikave kundër emigracionit, me pretendimin se numri i madh i venezuelasve që po mbërrijnë në vend, sjell nevojën për më shumë kontroll.

Shkarkoni aplikacionin e A2