Makina përfundon në kanal, një i vdekur në aksin Shkodër-Velipojë – A2

Makina përfundon në kanal, një i vdekur në aksin Shkodër-Velipojë

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në 01.30 në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, ku si pasojë e një aksidenti automobilistik ka humbur jetën një person.

Mësohet se në mjetin e aksidentuar udhëtonin tre pasagjerë,  dhe për shkaqe ende të paqarta shoferi ka humbur kontrollin e mjetit i cili ka përfunduar në një kanal.

Si pasojë e përplasjes, një nga pasagjerët, shtetasi Ndue Gjokaj ka ndërruar jetë.

Autoritetet po hetojnë mbi dinamikat e aksidentit.

Shkarkoni aplikacionin e A2