Mbanin armë zjarri pa leje, dy të arrestuar në Tiranë

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës për armëmbajtje pa leje në 24 orët e fundit në zbatimit të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri.

Forcat “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin nr.3, arrestuan 23 vjeçarin A.D. në rrugën “Dervish Hatixhe” , të cilit iu sekuestrua një pistoletë Glock dhe 15 fishekë.

Gjithashtu shërbimet e Komisariatit nr.4 në Tiranë parandaluan një rast dhune në familje dhe arrestuan shtetasin B.F. pas njoftimit se ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes. Gjatë kontrollit në banesën e B.F. policia gjeti një pistoletë me mulli.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN