Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Mesha e parë në Notre Dame, mungojë paratë e premtuara për rikonstruksionin

Nga A2 CNN
15 Qershor 2019, 09:59 | Bota
Mesha e parë në Notre Dame, mungojë paratë e premtuara

Katedralja pariziene e Notre Dame do të mbajë meshën e parë që pas zjarrit të 15 prillit që shkatërroi një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë franceze.

Liturgjia do të mbahet vetëm për një numër shumë të vogël njerëzit, për shkak se struktura e godinës është ende e dobët. Të pranishmit në meshë gjithashtu do të mbajnë dhe një kaskë sigurie.

https://a2news.com/video/parisi-ne-lot-per-notre-dame-premtimet-per-rindertim-rikthejne-shpresen/

Punimet për rindërtimin e Katedrales së Notre Dame vijojnë me ritme shumë të ngadalta dhe për arsyen se shumë nga persona që premtuan fonde ende nuk i kanë dhënë ato.

Gjatë ditëve të para pas djegies së Notre Dame u premtuan shifra që arrinin deri në 850 milionë euro, por deri tani janë derdhur vetëm 80 milionë euro.

Investitorë të mëdhenj si François Pinault, Bernard Arnault premtuan shifra të mëdha për rindërtimin, por fondet e deritanishme janë mbledhur vetëm me donacione apo çeqe private.

Shumë njerëz i kanë konsideruar këto premtime të investitorëve të mëdhenj për rindërtimin e Katedrales vetëm si një strategji marketingu.

https://a2news.com/2019/04/17/foto-nga-ajri-tregojne-cfare-ka-mbetur-nga-notre-dame/?foto=2

Sipas “France Info", investitorët po presin nisjen e vërtetë të punimeve, për t’u siguruar që paratë e tyre do të shkojnë aty ku duhet. Presidenti Macron premtoi që Katedralja do të jetë gati brenda 5 vitesh, por tani për tani gjithçka po ecën shumë ngadalë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani