Peshat e rënda në boks, Fury-Schwarz, gati për duelin në Las Vegas – A2

Peshat e rënda në boks, Fury-Schwarz, gati për duelin në Las Vegas

Tyson Fury dhe Tom Schwarz kryen peshimet zyrtare, përpara duelit në Las Vegas, mes natës së kësaj të shtune dhe orëve të para të mëngjesit të së dielës. Një sfidë spektakolare, por që nuk do të vlejë për asnjë titull.

Boksieri britanik do të ngjitet në ring përballë rivalit gjerman, pasi në dhjetor të vitit të kaluar barazoi në sfidën për brezin e kampionit të peshave të rënda, ndaj Deontay Wilder.

30-vjeçari Fury mposhti një legjendë si Vladimir Klitschko në vitin 2015, por i humbi brezat e kampionit për shkak të problemeve mendore dhe përdorimit të drogës, të cilat e lanë jashtë aktivitetit për dy vjet e gjysmë.

Ish-kampioni i versioneve IBF, WBA dhe IBO nuk ka humbur asnjë nga 28 duelet si profesionist, ku regjistron 27 fitore.

Shkarkoni aplikacionin e A2