Rashica vs. Xhaka, Prishtina bëhet gati për spektaklin

Granit Xhaka dhe Milot Rashica, dy prej yjeve më të mëdhenj të futbollit në Kosovë, do të zbresin sot në fushë me skuadrat e tyre, për “Ndeshjen e Yjeve”.

Spektakli, në të cilin përfshihen edhe emra të tjerë të mëdhenj të sportit, do të nisë në orës 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe organizohet për nder të 20-vjetorit të Çlirimit të Prishtinës.

“Është kënaqësi për të qenë këtu me miq e shokë për këtë ndeshje bamirësie. Do të zhvillojmë një ndeshje shumë të bukur sot”, u shpreh Granit Xhaka, mesfushor i Arsenalit.

“Është kënaqësi shumë e madhe për mua të jem sot me ju në këtë ditë shumë të rëndësishme për të gjithë”, tha Rashica.

Shkarkoni aplikacionin e A2