Reuters: Hapen negociatat për Maqedoninë e Veriut, Shqipëria progres të kufizuar

Maqedonia e Veriut drejt hapjes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por Shqipëria jo. Kështu shkruan agjencia e lajmeve Reuters që citon diplomat të lartë.

E perceptuar si një prej vendeve më të korruptuara të Evropës sipas “Transparency International”, Shqipëria ka bërë progres të kufizuar në luftën kundër pastrimit të parave, pohojnë për Reuters zyrtarë amerikanë dhe evropianë.

“Asnjë prej dy vendeve nuk do të marrë dritën jeshile në muajin qershor, pavarësisht nismës së 13 vendeve të BE, për të nxitur hapjen e shpejtë të negociatave”, shkruan më tej agjencia e lajmeve.

Tani, qëllimi është të arrihet një marrëveshje mes qeverive të unionit në muajin shtator, por vetëm për Maqedoninë e Veriut.  Sipas një zyrtari të Bashkimit Evropian, Shkupi ka shanse reale pas marrëveshjes historike për emrin.

Reuters kujton se Gjermania, Franca dhe Holanda kundërshtojnë çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Shkarkoni aplikacionin e A2