Sot merr miliona, Jorginho: Kam jetuar me 20 euro në javë, më vidhte agjenti

Shumë futbollistë marrin miliona euro fitime në vit, por sigurisht rruga për të arritur deri në majat e futbollit nuk ka qenë e lehtë për ta.

I tillë është edhe rasti i mesfushorit të Chelsea-t, Jorginho, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi për televizionin e klubit ka rrëfyer vështirësitë me të cilat është përballur deri në momentin që mbërriti nga Brazili në Itali.

Ish-mesfushori i Napolit ka treguar se ka jetuar me 20 euro na javë dhe se pjesa tjetër i është vjedhur nga agjenti i tij. “Kam qëndruar dy vite në një shkollë futbolli në Brazil, pasi më kishte zbuluar një agjent. Ka qenë periudha ime më e vështirë e jetës. Më pas, u transferova te Hellas Verona dhe atje i tregova agjentit tim të ri për vështirësitë që kisha kaluar. I kam treguar atij se si e kam kaluar javën me 20 euro. Ai më tha: ‘Prit një minutë, diçka nuk shkon’. Ai bëri disa kërkime për mua, duke gjetur se agjenti im merrte para pa dijeninë time. Në atë pikë, doja të largohesha nga futbolli, isha plotësisht i shkatërruar. Kam thirrur në shtëpi me lot në sy dhe nëna ime më tha që të mos kthehesha mbrapa, pasi isha afër arritjes së qëllimeve”, ka treguar mesfushori, i cili përfaqëson kombëtaren e Italisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN