Sulmoi me thikë presidentin e vendit, gjykata e lë të lirë

Një Gjykatë në Brazil ka vendosur të lirojë nga burgu personin që plagosi me thikë presidentin Bolsonaro gjatë fushatës së tij presidenciale në Minas Gerais.

Sipas vendimit të Gjykatës, agresori Adélio Bispo de Oliveira nuk mund të gjykohet nga ligjet në fuqi pasi është i sëmurë mendor dhe në momentin e sulmit nuk ka qenë i vetëdijshëm për veprimet e tij. Ai do të mbahet i mbyllur për disa kohë në një institut të shëndetit mendor.

Presidenti Bolsonaro reagoi menjëherë pas vendimit të Gjykatës për lirimin e personit që e sulmoi.

“Do të kontaktoj me avokatin tim. Do të bëj çfarë është e mundur. Ata u përpoqën të më vrisnin dhe unë e di se kush janë, por nuk mund të flas, pasi nuk mund të paragjykoj askënd”, u shpreh presidenti brazilian.

Jair Bolsonaro u plagos me thikë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale në shtator. Ai qëndroi për disa ditë në spital, në gjendje të rëndë, pasi kishte humbur shumë gjak për shkak të sulmit.

Shkarkoni aplikacionin e A2