Zbatimi i dekretit të Presidentit, Ademi: Asnjë kërcënim nuk na ndal

Një ditë pasi bashkitë e drejtuara nga partitë opozitare i kërkuan KQZ-së që të lirojë ambientet e zëna nga KZAZ-të për procesin zgjedhor, kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, denoncoi një rast të atij që demokratja e cilësoi provokim nga ana e Qeverisë.

Sipas Ademit, disa policëve bashkiakë që po tentonin të ruanin objekte në administrim të kësaj bashkie, u është kërkuar nga persona të prezantuar si policë, që të paraqiten përpara oficeres së policë gjyqësorë, Suela Gerxhaliu.

Ky rast, sipas Ademit, është një shkelje e rëndë e ligjit që nxit konflikt dhe duhet të hetohet.

Shkarkoni aplikacionin e A2