Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Aksidenti tragjik, humbin jetën 3 pjesëtarë të një familjeje

Nga A2 CNN
16 Qershor 2019, 09:24 | Kronikë

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e tre personave ka ndodhur mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, pranë qendrës tregtare TEG.

Sipas Policisë, shoferi i mjetit, Arlintin Alia, 32 vjeç ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën e rrugës. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë tre nga pasagjerët, Bardhok Bibaj, 62 vjeç, Valentina Bibaj, 54 vjeç, Florida Bibaj, 22 vjeç, ndërsa në gjendje kritike për jetën është vajza e madhe e çiftit, Xh.Bibaj, 26 vjeç. Policia raportoi fillimisht se edhe ajo kishte ndërruar jetë, por e reja ka qenë në vdekje klinike. Në spital nën kujdesin mjekësor ndodhet edhe drejtuesi i mjetit.

https://youtu.be/Mqv3Dd9rH3A

Sipas informacioneve paraprake, të katër pjesëtarët e familjes nga Mirdita kishin qenë duke festuar një ditëlindje në një lokal në Elbasan, para se të ndodhte aksidenti. Paraprakisht thuhet se i afërmi i tyre, që drejtonte mjetin, udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara.

A2 CNN Livestream

Dita jonë