Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Burgim i përjetshëm për vrasësin e të riut shqiptar në Angli

Nga A2 CNN
16 Qershor 2019, 11:54 | Kronikë
Burgim i përjetshëm për vrasësin e të riut shqiptar

Një 20-vjeçar është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e tmerrshme të një shtetasi shqiptar në Angli dhe plagosjen e rëndë të vëllait të tij.

Edmond Jonuzi (Preçi), 35 vjeç, i njohur edhe si Edmond Preçi, u qëllua për vdekje me thikë në një stacion treni në Londër, më 9 qershor të vitit të kaluar. Vëllai i tij, Erald Preçi mbeti i plagosur me fraktura në kafkë.

Fajtor për ngjarjen është shpallur Bilal Mumin, me shtetësi angleze, i cili edhe nëse e apelon nuk mund të zbresë nën 18 vjet pas hekurave. Tre persona të tjerë u dënuan për dhunë.

Gjykatësi i çështjes, Philip Katz, tha në seancë se Jonuzi u godit me thikë pasi nuk pranoi të blinte drogë nga Mumin. “Është e trishtueshme se si një i ri, i cili erdhi në Angli nga Shqipëria për të përmirësuar jetën e tij, përfundoi i vrarë nga një tjetër i ri i ardhur këtu si refugjat”, tha gjykatësi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë