Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

E përplas ambulanca, ndërron jetë e moshuara

Nga A2 CNN
16 Qershor 2019, 13:07 | Kronikë
E përplas ambulanca, ndërron jetë e moshuara

Një grua rreth të 70-ave ka ndërruar jetë këtë të diel, pasi u përplas nga një ambulancë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ferit Xhajko”, pranë ish-Restorant Durrësit, ku mjeti i drejtuar nga H.G., ka goditur gruan e moshuar, me inicialet F.S.

Gruaja është dërguar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë, drejtuesi i ambulancës është shoqëruar në polici, ku po hetohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani