Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

FT, artikull për Shqipërinë: Politika e brendshme, pamje jo tërheqëse për BE

Nga A2 CNN
16 Qershor 2019, 15:03 | Aktualitet
FT, artikull për Shqipërinë: Politika e brendshme, pamje jo

Financial Times i kushton një shkrim të gjatë Shqipërisë, reformës së saj në drejtësi dhe krizës politike. Artikulli i prestigjiozes londineze, nis me dosjet e shumta të akumuluara në Gjykatën e Lartë, të mbetur vetëm me 2 anëtarë, e cila më shumë i ngjan një depoje sesa një gjykate funksionale.

Edhe pse ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, e vlerëson maksimalisht këtë reformë, ajo nuk është mjaftueshëm për të bindur vendet anëtare të unionit, thuhet në shkrim.

https://a2news.com/2019/06/15/kriza-politike-palet-ne-matje-force-thellojne-me-tej-ndasite-ne-qendrime/
https://a2news.com/2019/06/15/reuters-hapen-negociatat-per-maqedonine-e-veriut-shqiperia-progres-te-kufizuar/

“Politika e brendshme paraqet një pamje jo tërheqëse për BE. Që nga shkurti, partitë e opozitës kanë bojkotuar Parlamentin dhe organizojnë protesta të dhunshme, duke pretenduar blerjen e votave dhe lidhjet me krimin e organizuar midis radhëve të Partisë Socialiste në pushtet. Një ish-ministër i brendshëm, i zotit Rama, i akuzuar si i lidhur me trafikun e drogës, së shpejti do të dalë në gjyq. Lulzim Basha, kreu i partisë opozitare Demokratike, të hënën do të pyetet nga prokurorët për akuzat për pastrim parash, të cilat ai i ka hedhur poshtë si politike”

Financial Times, 16/06/2019
https://a2news.com/2019/06/14/kur-do-behen-zgjedhjet-meta-kerkon-date-opozita-shmanget/

Artikulli përmend gjithashtu shtyrjen e zgjedhjeve nga Presidenti dhe tentativa për ta shkarkuar atë. Financial Times i referohet disa burimeve në Bruksel që thonë se nëse vendimi për Shqipërinë nuk ndahet nga ai për Maqedoninë, shanset për vendin janë më të mëdha.

https://a2news.com/2019/06/15/kush-firmosi-shkarkimin-e-metes-zbardhen-emrat-e-deputeteve-te-ps/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu