Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Fury si Apollo Creed, “pushton” Amerikën

Nga A2 CNN
16 Qershor 2019, 11:26 | Sporte të tjera

Boksieri britanik Tyson Fury mori një fitore të pastër duke mundur në raundin e dytë gjermanin Tom Schwarz në Laz Vegas. i veshur me pantallona me flamurin e amerikan, nën tingujt e “Living in America” të James Brown, Fury i kujtoi publikut skenën e famshme të Apollo Creed, nga filmi “Rocky IV”.

Spektakli, që sipas ekspertëve ishte përgatitur për të fituar zemrat e publikut amerikan, vazhdoi edhe në ring, kur 30-vjeçari grushtoi fort ndaj kundërshtarit gjerman dhe ky i fundit, i gjakosur u detyrua të hidhte peshqirin në tapet për të njoftuar dorëzimin.

Kjo ishte ndeshja e parë e Fury-t që prej barazimit tepër të diskutuar me kampionin e peshave të rënda në versionin WBC, Deontay Wilder, dhjetorin e kaluar në Los Angeles. “Erdha këtu për t’u zbavitur dhe mendoj që dhurova spektaklin për të cilin njerëzit kishin paguar”, tha boksieri britanik pas fitores. “Tani do të bëj edhe një ndeshje tjetër dhe vitin e ardhshëm do të ndeshem përsëri me Wilder”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë