Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Gazetari i Bild: Përgjime të reja për mashtrimet zgjedhore në Shqipëri

Nga A2 CNN
16 Qershor 2019, 15:35 | Aktualitet
Gazetari i Bild: Përgjime të reja për mashtrimet zgjedhore

Gazetari gjerman i të përditshmes “Bild”, Peter Tiede, paralajmëron për zbulimin e përgjimeve të tjera që sipas tij faktojnë mashtrimet me zgjedhjet në Shqipëri.

Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Tiede thotë se do t’i bëjë publike këto përgjime të hënën.  

https://www.facebook.com/peter.tiede.1/posts/1613606975440048

“Neue Tonbänder zur Wahlfälschung in Albanien: Morgen Nachmittag... Si shqiptar unë do të shikoj në bild.de të hënën pasdite”, shkruan Tiede, duke i bërë thirrje në shqip publikut që të klikojë faqen online të Bild pasditen e të hënës.

Në fillim të muajit, tabloidi gjerman publikoi përgjimet mes Astrit Avdylajt, pjesë e grupit kriminal të Shijakut, me Kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, por edhe zyrtarë të tjerë të administratës në Qarkun e Durrësit.

Publikimi i përgjimeve shkaktoi reagime të shumta në Shqipëri, por gazetari gjerman paralajmëroi që në ato ditë se kishte përgjime të tjera që do t’i bënte publike.

https://a2news.com/2019/06/05/pergjimet-ne-bild-bashkepunimi-i-kryebashkiakut-dako-me-avdylajt-per-blerje-votash/
https://a2news.com/2019/06/07/pergjimet-e-publikuara-nga-bild-rama-ajo-gazete-me-te-tilla-gjera-merret/

A2 CNN Livestream

Dita jonë