Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Korrupsion me kabllorët, lirohet anëtarja e bordit të AMA-s

Nga A2 CNN
16 Qershor 2019, 15:59 | Kronikë
Korrupsion me kabllorët, lirohet anëtarja e bordit të AMA-s

Gjykata e Elbasanit vendosi të lirojë nga qelia anëtaren e bordit të AMA-s, Suela Sula dhe ish-inspektorin e këtij institucioni, Izmir Hajdari, të arrestuar gjatë operacionit policor “Krasta”.

Ata do të hetohen në masën e sigurisë “arrest shtëpie” si të dyshuar për përfshirje në “korrupsion” gjatë licensimit të kabllorëve, një prej të cilëve i një anëtari të fisit Çapja.

Për të arrestuarit e tjerë, Endri Çopja, Bledar Karaj, Adem Boriçi, Andrea Nathanaili dhe Artan Drazhi gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest në burg”.

Aferat e dyshuara korruptive të zyrtarëve të AMA-së dhe të sektorit privat u zbuluan gjatë përgjimeve të kryera për llogari të hetimit të tre ngjarjeve të vjetra kriminale të ndodhura në qytetin e Elbasanit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë