Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Protestuesit që shoqërojnë Ramën. Nga bllokimi i rrugës në Korçë, tek vendimi i Gjykatës së Elbasanit

Nga A2 CNN
16 Qershor 2019, 19:19 | Politikë
Protestuesit që shoqërojnë Ramën. Nga bllokimi i rrugës

Demokratët dhe mbështetesit e tyre e shoqëruan me protesta turin elektoral të kryeministrit Edi Rama në juglindje të vendit. 

Ish-përfaqesuesit e tyre në Kuvend, Ervin Salianji, Klevis Balliu si edhe drejtues vendorë të Selisë Blu denoncuan përmes mesazheve të publikuara nxjerrjen e detyruar të administratës në takimet elektorale. Në mesazhe paralajmërohej ndëshkim për ata që nuk do të sillnin edhe 4 persona me vete, por nuk e mbanin premtimin. 

E ndërsa kryeministri vijonte takimin elektoral, Ervin Salianji publikoi një bindje, duke thënë se në Maliq, pavarësisht presioneve, kryeministri u braktis.

Më pas, kryeministri udhëtoi drejt Pustecit dhe Pogradecit dhe sërish gjatë rrugëve i shoqëruar me protesta, demokratet u kërkuan forcave të rendit që të mos provokojnë protestuesit.

E ndërkohë në Elbasan po caktohej masa e sigurisë për protestuesit e ndaluar gjatë javës që po lëmë pas, drejtuesit e degëve Elbasan, Librazhd dhe Prrenjas, nën akuzën e “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’’ dhe “Pengim i subjekteve zgjedhore”. 

Në burg gjykata mbajti kryetarin e degës së Prrenjasit dhe të Librazhdit, Arjan Karriqi dhe Bujar Vreton, si dhe protestuesit Bujar Kojku nga Librazhdi dhe Dashamir Boja nga Shtërmeni i Cërrikut.

Gjykata la të lirë kryetarin e degës së Elbasanit, Aurel Bykykbashi dhe sekretarët e degëve Librazhd dhe Prrenjas, Erlind Gurra dhe Leonard Ozuni.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë turit të tij për 30 qershorin se protestuesit do të ndëshkohen sipas Kodit Penal për pengim të fushatës zgjedhore dhe kjo, sipas tij, është kostoja e ndjekjes së Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit, Ilir Metës dhe Sali Berishës. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë