Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Sarri zyrtarisht te Juve, firmos për 3 vite

Nga A2 CNN
16 Qershor 2019, 15:18 | Futboll
Sarri zyrtarisht te Juve, firmos për 3 vite

Juventus më në fund e ka bërë zyrtare emërimin e Maurizio Sarri-t në postin e trajnerit të ri të skuadrës. Italiani lë kështu Chelsea-n pasi të dy klubet ranë dakord ditë më parë për një kompensim për prishjen e kontratës.

Sarri ka firmosur për tre vitet e ardhshme me bardhezinjtë, që kanë si objektiv kryesor fitimin e trofeut të Champions League.

https://twitter.com/juventusfcen/status/1140243340417544192

60-vjeçari iu bashkua londinezëve verën e kaluar, duke lënë Napolin, dhe arriti vetëm një vend të tretë në Premier League si dhe fitoren e Europa League. Italiani bëhet kështu i nënti trajner i cili largohet nga Chelsea që kur Roman Abramovic mori drejtimin e klubit në vitin 2003.

Te Juventus, ai zëvendëson Massimiliano Allegrin, i larguar pas këtij sezoni, edhe pse fitoi titullin kampion, por nuk arriti të fitonte trofeun e shumëdëshiruar në Torino, atë të Champions League.

A2 CNN Livestream

Dita jonë