Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Veliaj: 30 qershori referendum, opozita bën protesta me iPhone 8

Nga A2 CNN
16 Qershor 2019, 13:37 | Politikë
Veliaj: 30 qershori referendum, opozita bën protesta me iPhone 8

“Të bëhemi si Babë Myslymi për bashkim, jo si bac Saliu për përçarje”, kështu e nisi Erion Veliaj bisedën me banorët e Pezës, në kuadër të fushatës për zgjedhjet vendore. Ai iu referua historisë kur kërkoi votat e pezakëve për 30 qershorin.

“Ata thonë “mos shkoni ju në datë 30”. Kjo është si të them unë “Konferenca e Pezës që është në shtator, ta bëjmë në tetor”, kjo e para punës është fyerje, sepse Konferenca ka një datë. Kjo është si t’i thuash një gruaje shtatzënë që fëmija lind për 9 muaj, t’i thuash “nuk jemi gati, ta shtyjmë edhe nja dy-tre muaj”. Data 30 është një referendum për të larguar 30 vitet që ikën, bashkë me këta pemëthyerit dhe për të menduar për 30 vitet që vijnë”, u shpreh Veliaj.

Ne pritje të së premtes, Veliaj solli analizën e tij për të gjitha protestat e opozitës. “Ju garantoj që nuk janë protesta për varfërinë. Një protestë që fillon si të jetë Eurovizioni, ku të gjithë bëjnë xixa me iPhone 8 dhe Samsung. Të gjitha çadrat që brandohen me porosi, të gjithë milionat e rusëve që vijnë... Nuk është për varfërinë”, tha ai.

Krahas projekteve të tij për Pezën, Kryebashkiaku bëri një retrospektivë të të gjitha përplasjeve me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim ndër vite.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu