3-vjeçari shkatërron veprën e artit 50 mijë euro

Kur pa një mizë gjigante, një fëmijë 3-vjeçar nuk mund të përmbahej dot, doli me vrap nga karroca e tij dhe e shkatërroi. Vogëlushi nuk mund ta dinte se nuk bëhej fjalë për një insekt, por për një vepër arti që kushtonte 50 mijë euro.

Ngjarja ndodhi në Bazel, në një nga ekspozitat më të mëdha të artit bashkëkohor në botë, “Art Basel”. Mes veprave të shumta ishte dhe ajo e artistes gjermane Katharina Fritsch e titulluar “Miza”, më të cilën u përplas dhe i mituri kurioz.

Vogëlushi ishte së bashku me të ëmën në “Art Basel”, e cila në një moment nuk e kishte vënë re të birin që ishte larguar nga karroca dhe po i drejtohej veprës së artit.

Menjëherë pas ngjarjes u lajmërua personeli i muzeut që mbërriti në sallë dhe pa dëmet. Në rast se nuk ndërhyjnë kompanitë e sigurimit, familja e 3-vjeçarit duhet të paguajë të gjithë vlerën e veprës prej 50 mijë eurosh. Por mund të thuhet se shpëtuan dhe mirë me aq, pasi në muze ndodhen dhe vepra të tjera që kushtojnë dhjetëra milionë euro.

Shkarkoni aplikacionin e A2