Al-Khelaifi zbulon të ardhmen e Mbappe – A2

Al-Khelaifi zbulon të ardhmen e Mbappe

Nuk mund të qëndronte pa reaguar Nasser Al-Khelaifi pas lajmeve të ditëve të fundit se mund të humbasë një nga yjet e skuadrës së tij gjatë kësaj merkatoje vere.

Numri një i PSG, në një deklaratë për mediat franceze, ripërsëriti qëndrimin se Kylian Mbappe nuk është në shitje. “Do të qëndrojë tek Parisi dhe për sezonin e ardhshëm me 200%” deklaroi presidenti Al-Khelaifi për France Football.

Për sulmuesin 20 vjeçar francez, prej disa kohësh është shfaqur interesi në rritje i Realit të Madrid dhe madje dhe vetë Mbappe ka thënë së fundmi se ishte i hapur për një eksperiencë të re.

Kylian shënoi 33 gola në 29 ndeshje, në kampionatin e fundit francez, duke u renditur i dyti në klasifikimin për Këpucën e Artë, pas argjentinasit Lionel Messi.

Shkarkoni aplikacionin e A2