Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Audiopërgjimet, shitblerja e votës dhe kërcënimet me vendin e punës

Nga A2 CNN
17 Qershor 2019, 19:43 | Aktualitet
Audiopërgjimet, shitblerja e votës dhe kërcënimet me vendin

Tabloidi gjerman “Bild” publikoi një seri prej 16 audio pergjimesh të reja, mes të cilave tregohet dhe mënyra e shitblerjes së votës në Shqipëri.

Arben Keshi, drejtori i qendrës së mbyllur për të huajt e parregullt në territorin e Republikës së Shqipërisë, ishte një nga personat kyç të fushatës së Partisë Socialiste në Maqellarë të Dibrës. Materialet tregojnë qartazi se si Keshi bisedon me vartës të tij për pagesat që u duhen bërë familjeve në zona të ndryshme për të votuar Partinë Socialiste, punonjës të administratës, por edhe drejtues policie, ndërsa nga bisedat ka dhe kërcënime për vendin e punës për ata që votojnë kundër.

Pazaret për votën fillojnë që në audiopërgjimin e tretë dhe të aktërt mes Keshit dhe personave që punojnë për të. Por, mes votuesve ka dhe të pakënaqur të cilët kërkojnë paratë e premtuara. Në njërin prej materialeve del se si drejtori i Ministrisë së Brendshme ka dhe listën e personave të paguar, ndërsa kërkon ballafaqim me votuesit që nuk kanë marrë paratë.

Por, pas blerjes së votës ka dhe kërcënime. Në një kohë që ligji pengon përfshirjen e policisë në zgjedhje, për Arben Keshin funksionon e kundërta. Ai angazhon dhe shefin e policisë së Kamzës, Sali Skurën, për të ndaluar votuesit e Partisë Demokratike drejt kutive të votimit.

Për shitblerjen e votave në Dibër, 3 vite më parë Partia Demokratike dorëzoi në Prokurorinë për Krime të Rënda një kallëzim penal, ku pretendonte se në atë qark po vepronte një grup i strukturuar kriminal që po blinte votat dhe kërcënonte votuesit dibranë për llogari të Partisë Socialiste.

A2 CNN Livestream

Dita jonë