Belgjikë dhe Itali, kapen dy bandat e shqiptarëve për klandestinë dhe drogë

Disa shqiptarë janë arrestuar në Belgjikë dhe Itali për dërgesat e emigrantëve dhe drogës drejt Europës. Shërbimi Detar në Ostende të Belgjikës ndaloi varkën me vela 9 metra të gjatë, që pronari shqiptar 45-vjeçar e quante “Vera69”, në të cilën kishte disa persona në bord.

Sipas prokurorit të Bryzhit, shqiptarët do të lundronin fshehurazi në Britaninë e Madhe, por ende nuk është përcaktuar se cilët ishin trafikantët dhe cilët emigrantë.

Nga ana tjetër, në Katania të Italisë shfaqet një anë e errët e trafikut të narkotikëve, ku përgjatë operacionit “Pengu” u shkatërrua një rrjet kriminal që shiste drogën që vinte nga Shqipëria.

Nga hetimet rezulton se ata që nuk paguanin paratë e drogës dërgoheshin në Shqipëri, ku mbaheshin peng.

Shkarkoni aplikacionin e A2