Bild: Në përgjime Gjiknuri, Ndreu e Gaçi

Damian Gjiknuri, deputeti i Vlorës, del në përgjimet e “Dosjes 184” në Dibër.

Asokohe ministër, Gjiknuri interceptohet duke komunikuar me Arben Keshin dhe e njofton se do t’i niste përforcime me disa “çuna problematikë”, por që nuk duhet të bien në sy.

Vëmendje Dibrës duket se i ka kushtuar edhe ish-deputeti Pjerin Ndreu, aktualisht kandidat për kryeytar bashkie në Lezhë. Përmes ultimatumit, Ndreu kërkon që drejtori i shkollës, Rreshat Elezaj të deklarojë hapur votën për Partinë Socialiste, ose të gjejë “vend ku të futet”.

Edhe burri i ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Artan Gaçi përfshihet në “Dosjen 184”. Në publikimin e “Bild” ai shfaqet teksa i përcjell Arben Keshit superlativat e shefit, Edi Ramës, për punën që ka kryer Keshi në Dibër.

Shkarkoni aplikacionin e A2