Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Dosja 184”, “Bild” publikon telefonatën e përgjuar të Edi Ramës

Nga A2 CNN
17 Qershor 2019, 19:30 | Politikë
“Dosja 184”, “Bild” publikon telefonatën e

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në përgjimet e “Dosjes 184” që heton shitblerjen e votës në zgjedhjet e Dibrës, në një bisedë me Arben Keshin, zyrtar në Ministrinë e Brendshme.

Rama dëgjohet në interceptime duke kërkuar informacion nëse është arritur objektivi i parashikuar në votime.

Audiopërgjimin, “Bild” e shoqëron me një koment ku shkruan se “shitblerja e votës, intimidimi i votuesve është një skemë që nuk i përket vetëm Durrësit, por edhe në zona të tjera si në Dibër”.

“Bild” shkruan se nga të dhënat e prokurorisë dhe hetimeve 3-vjeçare, dalin prova shokuese.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama nuk ka ndryshuar qëndrim. Njësoj si më parë, fokusi i reagimit mbetet dalja e sekretit hetimor dhe nxit organet e drejtësisë për të hetuar deri në fund.

“Ky është i gjithi një skandal i turpshëm, i gatuar nga shërbëtori famëkeq i Saliut në prokurori+një birbo tjetër që doli cullak nga Vetingu, të cilët jo vetëm kanë shkelur ligjin për sekretin hetimor, duke i përdorur përgjimet për shantazhe e lojë politike, po s’kanë hetuar asgjë! Çfarë gënjeshtre: AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë. E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj! Kush ka veshë le të dëgjojë”, shkroi Rama në Twitter.

A2 CNN Livestream

Dita jonë