Fundi i një epoke, Francesco Totti i jep lamtumirën Romës

Francesco Totti i jep lamtumirën Romës. I etiketuar nga tifozët si Perandori i fundit i Romës, ish-kapiteni zgjodhi datën 17 qershor për të zyrtarizuar largimin, pas karrierës 25 vjeçare si futbollist dhe dy viteve në postin e drejtorit teknik.

Data e lamtumirës kishte një simbolikë të veçantë, sepse ishte pikërisht më 17 qershor 2001, kur verdhekuqtë fituan titullin kampion të Italisë, me Tottin që i shënoi Parmës.

Ish-kapiteni doli në një konferencë për shtyp, ku sqaroi vendimin e tij dhe konfirmoi se shkaktar ishte Baldini, njeriu i besuar i presidentit të Romës, Palota. “Largohem, por jo për fajim tim. Klubi më mbajti larg nga gjithçka. Mund të kthehem me një tjetër president”, ishin fjalët e Francesco Tottit.

Shkarkoni aplikacionin e A2