Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Futbolli shqiptar “emigron” jashtë vendit

Nga A2 CNN
17 Qershor 2019, 11:43 | Futboll
Futbolli shqiptar “emigron” jashtë vendit

Menjëherë pas zyrtarizimit në stol të trajnerit Franko Lerda, Partizani spostohet në Slloveni. Kampionët e Shqipërisë janë larguar nga kryeqyteti prej kësaj të hëne, për të zhvilluar përgatitjet e ndeshjeve të Champions League në kushte optimale.

Shembullin e Partizanit do ta ndjekin edhe nënkampionët e Kukësit, të cilët kanë zgjedhur Ohrin në Maqedoninë Veriore, për të zhvilluar përgatitjet përpara pjesëmarrjes në Europa League. Teuta e vendit të tretë do të spostohet në Bullgari prej datës 18 qershor, për të qëndruar dy javë në Bansko.

Vetëm te Laçi nuk kanë vendosur përfundimisht nëse do të stërviten në Shqipëri apo në ndonjë shtet tjetër. Gjithçka do të varet nga vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë për Skënderbeun, i cili pritet më 21 qershor, por edhe nga merkato që do të realizojë klubi për kupat e Europës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu