Gjiknuri reagon për përgjimet: Nuk kam shkelur ligjin, prokuroria të hetojë

Ish-ministri i qeverisë Rama, Damian Gjiknuri ka reaguar në rrjetet sociale pas publikimeve të përgjimeve nga media gjermane “Bild” ku ai dëgjohet të komunikojë me Arben Keshin, drejtor në Ministrinë e Brendshme, gjatë fushatës elektorale të vitit 2016 për bashkinë e Peshkopisë.

Sipas deputetit Gjiknuri, në bisedat e publikuara nuk ka asnjë veprim që shkel ligjin. Ai fton prokurorinë të hetojë çdo prove për këto nga drejtuesit e PS që është përfshirë në këtë proces zgjedhor.

“Në bisedat e mia telefonike të publikuara audio në gjuhën shqipe, nuk ka asnjë veprim që bie ndesh me ligjin apo shkon përtej komunikimit normal organizativ mes shtabit elektoral në një fushatë. Çdo pretendim tjetër është deduksion politik i qëllimshëm, madje edhe transkriptim dhe koment i pavërtetë në raport me atë çka thuhet me zë prej meje apo asaj çka përfaqësojnë bashkëbiseduesit. Duke qenë se çështja është në hetim nga prokuroria nuk është normale që unë të flas me detaje për këtë proces. Mbështes dhe inkurajoj prokurorinë të hetojë çdo element, pretendim apo qoftë dhe indicie për veprimtarinë e kujtdo përfaqësuesi të Partisë Socialiste të angazhuar në këtë proces zgjedhor”, shkruan ish-ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri.

Shkarkoni aplikacionin e A2