Izraeli nis punimet për ndërtimin e “Lartësive Trump” në Golan – A2

Izraeli nis punimet për ndërtimin e “Lartësive Trump” në Golan

Kryeministri izraelit, Netanjahu përuroi nisjen e punimeve për një vendbanim të ri për kolonët në një zonë pranë kufirit me Sirinë. E veçanta e këtij vendbanimi është se atij i është vendosur emri i Donald Trump, për të nderuar vendimin e presidentit amerikan i cili njohu Lartësitë Golan si territor izraelit.

Për t’i dhënë më solemnitet ceremonisë, pllakata “Lartësitë Trump” ishte shkruar në gjuhën hebraisht dhe amerikane dhe zbukuruar me flamujt e të dy vendeve.

Vendimi i presidentit Trump për të njohur territorin e Lartësive Golan nën kontrollin e Izraelit solli reagimin e shumë vendeve madje dhe të disa aleatëve kryesorë të SHBA.

Lartësitë Golan u pushuan nga Izraelit në vitin 1967 dhe një vit më vonë u aneksua dhe nisën dhe ndërtimet për kolonët.

Vendimi për ta nderuar me një vendbanim në emrin e tij nuk ka kaluar pa u vënë re nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i cili përmes një reagimi në “Twitter” përshëndeti kryeministrin Netanjahu dhe shtetin izraelit për vlerësimin që i bënë.

Shkarkoni aplikacionin e A2