Japonezi dhuron spektakël në qiellin rus, titulli më pranë

Yoshihide Muroya fitoi Garën Ajrore të Kazanit në Rusi, duke qenë më pranë titullit në Kampionatin 2019 të Red Bull.

Ky ishte suksesi i dytë në dy gara për pilotin japonez, i cili ishte vetëm 185 të mijtat më i shpejt, se rivali i tij, Matt Hall nga Australia.

Kampioni i botës në fuqi, Martin Sonka nga Republika Çeke, u pozicionua në vendin e tretë, me më tepër se 7 të dhjetat distancë nga kryesuesi.

Kur kanë mbetur vetëm dy gara nga mbyllja e sezonit, Muroja kryeson me 53 pikë më tepër se Sonka, i cili po përgatitet të dorëzojë kurorën e kampionit.

Shkarkoni aplikacionin e A2