Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kryeministri këmbëngul: Ndryshimi i datës së zgjedhjeve minim për demokracinë

Nga A2 CNN
17 Qershor 2019, 09:41 | Politikë
Kryeministri këmbëngul: Ndryshimi i datës së zgjedhjeve

“Minim i demokracisë së Shqipërisë”, kështu e ka cilësuar Kryeministri Edi Rama ndryshimin e datës së zgjedhjeve lokale, në një intervistë dhënë për rrjetin “Al Jazeera”.

“Nuk është ajo që meriton Shqipëria dhe nuk është ajo se çfarë ka të bëjë me të ardhmen“, tha Rama.

“Në fund, zgjedhjet nuk bëhen për politikanët që të vendosin, por për njerëzit që të vendosin për politikanët … Çlirimi i këtij gjykimi ose transformimi i këtij elementi, shumë themelor i jetës sonë demokratike, do të thotë të shkosh në një drejtim që është jo për ardhmen tonë, është një e kaluar “, u shpreh Rama.

Në këtë intervistë, Kryeministri pranon dhe problemet e vendit duke shprehur se Shqipëria ka një problem me krimin e organizuar dhe korrupsionin, si çdo vend që ende nuk është një shtet modern dhe funksional.

“Kjo është arsyeja pse ne jemi në këtë proces, prandaj nuk jemi anëtarë të BE-së, prandaj nuk po pretendoj se është një padrejtësi që ne nuk jemi anëtarë sot. Ne duhet të përgatitemi, ne duhet të modernizohemi dhe lufta kundër korrupsionit dhe lufta kundër krimit të organizuar do vullnet të fortë, por ka të bëjë me institucione shumë të forta dhe mekanizma shumë të fuqishëm dhe funksionim në çdo drejtim”, tha ai. “Kur e kthej kokën 5 vjet e gjysmë pas dhe shoh nga kemi ardhur, kemi bërë gjëra domethënëse. Por kur shoh përpara, ku duam të shkojmë dhe ku dua ta çoj vendin, ka shumë për të bërë”, u shpreh Rama. “Është një zonë … brenda Bashkimit Europian që nuk duhet lënë si një hapësirë ​​e hapur për aktorët e tjerë që ndoshta nuk mund të jenë aq të dhënë për të parë progresin dhe prosperitetin”, përfundoi Rama intervistën e dhënë për “Al Jazeera”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani