Kupa e Amerikës, Uruguaji debuton me goleadë ndaj Ekuadorit – A2

Kupa e Amerikës, Uruguaji debuton me goleadë ndaj Ekuadorit

Asnjë e papritur dhe debutim me poker golash për Uruguajin, që triumfoi 4 me 0 ndaj Ekuadorit.

Çelestëve u mjaftoi një pjesë lojë për të mbyllur virtualisht ndeshjen dhe për ta nisur mbarë këtë edicion të Kupës së Amerikës.

Një gol i shkëlqyer i Lodeiros dhe kartoni i kuq i Quinteros i’a lehtësuan punën skuadrës së Tabarez, për të cilën më pas shënuan edhe Cavani e Suarez.

Në 45 minutat e dyta, autogoli i Minas vulosi rezultatin në 4 me 0.

Shkarkoni aplikacionin e A2