Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Mësuesi me drejtorin e Ministrisë së Brendshme: Ai personi do 200 mijë lekë, ka katër vota

Nga A2 CNN
17 Qershor 2019, 15:53 | Aktualitet
Mësuesi me drejtorin e Ministrisë së Brendshme: Ai personi do 200

Në një nga transkriptimet e Bild, një person i paidentifikuar me profesion mësues flet me Arben Keshin, Drejtor në Ministrinë e Brendshme dhe sipas Bild-it, një nga personat që janë deleguar për blerjen e votave në Dibër.

Në transkriptim, mësuesi thotë se një ish nxënësi i tij, I. Q., i ka kërkuar 20mijë lekë të reja, që do t’i shërbenin sepse do të fejohet në Tërnovë.

Më pas mësuesi radhit emra të ndryshëm, me motivacione të ndryshme, si dhe persona të tjerë që sigurojnë votën.

“Unë t’i kam mbaruar gjithë punët pa përjashtim!” , i thotë mësuesi drejtorit të MB-së, Keshi.   

Dialogu Keshi- Mësuesi

Mësuesi: Ai ka një problem. Do nja 200 mijë lek, ka 4 vota. Do të fejohet nga Tërnova.

Keshi: Cfarë problemi ka ai?

Mesuesi: Edhe atij Kollashit ia thashë, në emrin tënd....

Keshi: Jo në emrin tim...

Mësuesi: Po në emrin tënd, në emrin tim, në emrin e Drejtorit Arsimor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë