Një brazilian, afrimi i parë për kampionët e Partizanit

Partizani ka zyrtarizuar afrimin e parë në këtë merkato vere, duke i rrëmbyer Kukësit mbrojtësin e brazilian Uilliam Kordeiro Melo.

25-vjeçari ka nënshkruar kontratën me klubin me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Braziliani vishet i kuq, pas eksperiencës pozitive te Kukësi, skuadër me të cilën u aktivizua në 33 ndeshje duke realizuar edhe 5 gola.

Uilliam, i cili përshtatet mjaft mirë në mbrojtje edhe në mesfushë, do t’i bashkohet sot kampionëve në fuqi, për të nisur përgatitjet me skuadrën.

Shkarkoni aplikacionin e A2